Futboll Sport

HISTORIA QË PO BËN XHIRON E BOTËS/ Lojtari padit të ëmën për 6 fanella

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Mbrojtësi anësor i Eintrachtit të Frankfurtit, Danny Da Costa, ka ngritur padi ndaj mamasë së tij, të cilën e akuzon se i ka vjedhur 6 bluza futbolli.

Historia e treguar sot nga “Bild” bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa shkak për këtë vendim të gjermanit janë bërë disa bluza që ai i ka veshur me moshat e Bayer Leverkusenit, të cilat e ëma nuk ka ndërmend t’ia japë.

Sipas prestigjiozes gjermane, procesi gjyqësor mes palëve është caktuar për në datën 27 shtator në Këln, ndërsa e vetmja mënyrë për t’u anuluar gjithçka, është që Da Costa dhe e ëma të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Related posts

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mesfushori Ceballos: Nëse rikthehem tek Reali? Gjithçka varet nga trajneri dhe…

Delo.autor

Notat e lojtarëve Arsenal – City, shqiptari më i dobëti i ndeshjes

Q.Autor

15 GOLA NË 12 NDESHJE/ Benzema golashënuesi më i mirë në Champions League

F.autor

Leave a Comment