Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Bëhet lojtari më i ri i Skënderbeut mbrojtësi… (FOTO)

Konfirmohet lajmi i bërë publik, pak orë më parë. Mbrojtësi i djathtë Jorgo Meksi është lojtari më i ri i Skënderbeut.A287E612-01B6-4E9A-A667-DFD59C038B98-1400x788

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhekuq, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë prezantuar 24-vjeçarin si pjesë e ekipit të drejtuar nga tekniku Daja. Në njoftimin e klubit, thuhet se lojtari ka bindur stafin e klubit korçar, dhe kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë atë të lidhur Skënderbeun deri në verën e vitit 2022.

Ja njoftimi i plotë i klubit korçar:

Prej sot, Jorgo Meksi është zyrtarisht futbollist bardhekuq!

24-vjecari ka bindur stafin bardhekuq për të qënë pjesë e KF Skënderbeu në vazhdim. Meksi ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme.

Meksi luan në krahun e djathtë të mbrojtes dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për takimin e javës së 2-të ndaj Laçit në transfertë.

Welcome Jorgo Meksi…

meksiii

Kujtojmë se Meksi gjatë verës ishte në provë te Luftëtari, por më pas u largua pasi nuk bindi trajnerin Dalipi, i cili tashmë është larguar nga pankina e bluzinjve.

Related posts

“ZIKALTËRIT” NUK DINË TË NDALEN/ I vetëm në zonën e rreptësisë, De Vrij ndëshkon Torinon (VIDEO)

Delo.autor

Wanda i kundërpërgjigjet MOTRËS SË ICARDIT: Vetëm ata që të njohin ty…(FOTO)

Isa.Autor

“TRADHTIA” E BONUÇIT/ Zbulohen mesazhet ku shokët i kishin ngritur kurthe të mos kthehej tek Juventusi

Delo.autor

Leave a Comment