Futboll Premier League Sport

I JEP FUND KARRIERËS 20 VJEÇARE/ Tërhiqet nga futbolli ish- sulmuesi i Manchester United…

Dimitar Berbatov i ka dhënë fund futbollit të luajtur, teksa ditën e sotme ka deklaruar tërheqjen përfundimtare.

Diçka të tillë e ka komunikuar vetë 38-vjeçari, i cili nëpërmjet një shkrimi shprehet: “Ndeshja ime e fundit ishte një vit më parë, kështu që mendoj se është koha të ndalem. Ka ardhur koha të them lamtumirë për një karrierë të shkëlqyer 20-vjeçare. Unë do të humbas, do të humbas gjithçka! Lojërat, stërvitjet, objektivat, përgatitjet, presionet, shokët e skuadrave, brohoritjet e tifozëve të mi. E di që ndonjëherë nuk ishte e lehtë, por u dhashë gjithçka skuadrave ku luaja. Shpresoj se të gjithë e shijuan lojën time dhe gjithçka që bëra në fushë. Do të humbas gjithçka, sepse e dua futbollin, por jam i sigurt se ai nuk do të më harrojë. Faleminderit.”, theksoi Berbatov.Berbatov

Sulmuesi bullgar e nisi karrierën e tij tek Cska Sofja në 1999, për të kaluar pas dy viteve te Leverkuseni, ku qëndroi deri në vitin 2006. Më pas kaloi te Totenhemi ku qëndroi deri në 2008-ën, për të kaluar më pas te Mançester Junajtid, ku qëndroi për 4 vite. Pas aventurës me Junajtid, karriera e sulmuesit vazhdoi, te Fulhemi, Monako, Paoku dhe së fundmi te klubi indian i Kerala Blasters. Në 665 ndeshje të zhvilluara, Berbatov arriti të shënojë plot 281 gola.

Related posts

TRONDITET SPORTI/ Ndërron jetë në moshën 41 vjeçare LEGJENDA E UFC-së (FOTO)

Isa.Autor

(FOTO) Buffon shpallet ‘Atleti i Vitit’, preket nga mesazhi i Casillas

Q.Autor

IA HODHI SHKARKIMIT/ Dy ish-trajnerët e Inter më mirë se Conte në vitin e parë “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment