Futboll Seria A Sport

Memushaj në udhëkryq, dëshiron të kthehet te ish-ekipi

E ardhmja e Memushajt është një ekuacion me shumë të panjohura. Vlonjati dëshiron të kthehet te ish-ekipi i tij, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, Peskara. Megjithatë ai është “peng” i një kontrate që e mban edhe 2 vjet të lidhur me ekipin që ra nga Seria A këtë vit, Beneventos. Kjo e fundit kërkon një shifër të lartë për mesfushorin.

Peskara shikon te lojtari i kombëtares sonë lojtari ideal për ti udhëhequr sezonin e ardhshëm në pretendimin e tyre për në Seria A. Memushaj nuk u thirr nga Panuçi në 2 miqësoret e fundit. Ai në fakt vinte nga probleme fizike, por nuk dihet në qoftë se italiani do ta ketë në planin e tij për të ardhmen në kombëtare.

Related posts

NXEHET DERBI I MILANOS/ Suso: “E kam refuzuar Interin dy herë “

Isa.Autor

(VIDEO) Sessegnon, “Bale i ri” që po çmend Mourinho-n

Q.Autor

Një miliarder amerikan mund të shpëtojë Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment