Futboll Sport

E KËRKOJNË JUVENTUS DHE MILAN/ Broja udhëton drejt SHBA-së me “Blutë e Londrës”

E kërkojnë shumë klube sa në Itali, Angli apo Francë, por Armando Broja për momenti është pjesë e Chelseat. “Blutë” e Londrës siç duket pavarësisht zërave të merkatos, kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e ekipit për fazën përgatitore për sezonin e ri.

Emri i talentit të Kombëtares është pjesë e listës së Chelsea, me Brojën që do të jetë nën urdhrat e Enzo Marescas. Anglezët kanë zgjedhur SHBA-në për fazën përgatitore, ku do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. Sikundër shihet edhe nga videoja e postuar nga klubi, Armando Broja është pjesë e “Bluve të Londrës” në udhëtimin drejt SHBA-së.

Related posts

PO SHKËLQEN ME ITALINË NË “EURO 2020″/ De Laurentiis: Insigne? Nëse largohet, do të jetë vendimi i tij

Delo.autor

Debutimi historik në Europë, dyshja e Luftëtarit premton historinë

Isa.Autor

NJË NGA MË TË MIRËT TEK INTERI/ Zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

F.autor

Leave a Comment