Futboll Seria A Sport

I SHËNOI “ZONJËS SË VJETËR” NË DEBUTIM ME NAPOLIN/ Lozano tregon se çfarë i tha Ronaldo

Hirving Lozano ishte padyshim një nga blerjet më të mëdha të kësaj vere në Serinë A dhe pa diskutim më e madhja për Napolin.

Meksikani qysh në ndeshjen e parë i shënoi rivalit direkt Juventusit, duke treguar menjëherë potencialin e tij.

Lozano në një intervistë për median e vendit të vet “TUDN”, është shprehur për kalimin te Napoli dhe atë që i tha Ronaldo pas golit të shënuar.

“Kur u shënua goli i fundit, Ronaldo erdhi, u afrua dhe më bëri komplimente për ndeshjen që zhvillova. Më uroj mirëseardhjen në Itali. Ishte diçka e këndshme sepse ai është një lojtar spektakolar, i një tjetër kategorie. E shijova atë ndeshje, sepse skuadra ishte fantastike pavarësisht se luajtëm ndaj disa lojtarëve të mëdhenj”, ka thënë Lozano.

Për aventurën e re në Itali ai ka thënë: “Unë jam duke mësuar, jam duke përshtatur me zakonet edhe pse kam qenë këtu shumë pak. Me besimin që më jep trajneri gjithçka po shkon mirë. Qëllimi im është të punoj, të bashkohem me ekipin, të rrisë nivelin e lojës sime dhe të mësoj nga lojtarët më me përvojë dhe nga Ancelotti”.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari: Vlonjatët në kërkim të fitores, Daja hedh në fushë edhe Ribajn (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Sassuolo. Rezultati 2-1

Delo.autor

U BË VIRALE/ Tifozët polak lëshuan kore raciste ndaj “3 Luanëve”, Lewa u mbyll gojën me veprimin e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment