Sport Të tjera Tennis

“US OPEN”/ S’ka surpriza, tenisti Nadal në gjysmëfinale

Rafael Nadal, 33 vjeç dhe numri 2 në renditjen botërore, është favoriti kryesor për të triumfuan në US Open pas lamtumirave të Novak Djokovicit dhe Roger Federerit.

Serbi vuajti problemet në shpatullën e majtë, ndërsa zvicerani u eliminua nga Medvedev pas dhimbjeve në shpinë, shembuj që tregojnë se as “tre të mëdhenjtë” nuk e kanë të garantuar suksesin.

Tenisti spanjoll kishte paralajmëruar që nuk do ta kishte aspak të lehtë ndaj argjentinasit Diego Schwartzman (27 vjeç dhe numri 21 në renditjen ATP) dhe kishte të drejtë.

Nadal triumfoi 3-0 me sete (6-4, 7-5 dhe 6-2) në 2 orë e 46 minuta lojë, por ishte i detyruar që të kërkonte ndihmën e fizioterapistit.

“Kalova disa momente të vështira në fund të setit të dytë dhe në fillim të setit të tretë, por fizikisht jam mirë. I mbylla mirë dy ndeshjet e fundit. Ishte ditë e vështirë, sepse kishte shumë lagështi, por tani duhet të jem gati për gjysmëfinalen”, tha tenisti spanjoll.

Pikërisht në këtë raund Nadal do të përballet me italianin Matteo Berrettini, 23 vjeç, i cili befasoi me rezultatin 3-2 francezin Gael Monfils (3-6, 6-3, 6-2, 3-6 e 7-6) në thuajse 4 orë lojë.

Related posts

DRAMË TEK CHELSEA/ Miqësorja e Abramovic është mallkim për Sarrin dhe yllin anglez

F.autor

NUK LUAN QË NGA SHTATORI ME REAL MADRID/ Por Gareth Bale do të jetë gati për ndeshjen speciale

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Kaio Jorge drejt këtij klubi të madh, e konfirmon presidenti i Santos

Delo.autor

Leave a Comment