Futboll Sport

“ICARDI”/ Aventura te PSG mund të nisë më shpejt nga çfarë u mendua

Debutimi i sulmuesit argjentinas Mauro Icardi te PSG mund të ndodhë më herët nga sa mendohet. Madje në një ndeshje të rëndësishme, ndaj një rivali të fortë.

Sipas RMC Sport, trajneri Thomas Tuchel po studion mundësinë që sulmuesi i ardhur nga Interi në ditën e fundit të merkatos të jetë titullar në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid.

Lojtari aktualisht ndodhet në Paris, ku po stërvitet me skuadrën, me shpresën që të rigjejë sa më shpejt formën e duhur. Ndeshja PSG-Real do të luhet më 18 shtator dhe duke parë mungesën e sulmuesve të tjerë (Mbappe dhe Cavani të dëmtuar) Icardi mund të jetë titullar.

Para kësaj sfide në Champions skuadra e PSG-së do të luajë në kampionat ndaj Strasburg (më 14 shtator). Në këtë ndeshje Icardi pritet të jetë në stol dhe të aktivizohet në pjesën e dytë.

Related posts

FUTBOLL FEMRA/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Inter me vendim drastik! Pranon humbjen 0-3 në tavolinë dhe…

Delo.autor

“FALEMINDERIT SHQIPËRI”/ De Biasi: Përjetova emocionet më të bukura sportive të jetës time

Delo.autor

Leave a Comment