Futboll Premier League Sport

NUK DO TË JETË NË DISPOZICION TË KLOPP/ Tjetër dëmtim për Xherdan Shaqirin, rrezikon të…

Xherdan Shaqiri ka pësuar një dëmtim tjetër. Futbollisti me prejardhje nga Kosova nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjen e së mërkurës kundër MK Dons në “Carabao Cup”.

Lajmi për dëmtimin e Shaqirit është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit.

“Anësori 27-vjeçar, ka pësuar një lëndim në muskul, por nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave”, shkruhet në njoftimin e klubit të Liverpoolit.

Ai këtë edicion me fanellën e Liverpoolit ka luajtur vetëm 11 minuta në 6 ndeshjet që kanë zhvilluar kampionët e Europës.

Minutat e pakta në dispozicion, kanë bërë që Shaqiri të jetë pjesë e zërave për një largim nga Liverpooli.

Related posts

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Jilmaz realist: Nuk mund ta përballonim një turne kaq të madh

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Klopp: Po të isha me të vërtetë i zgjuar, në verë do të…

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Flamurtari-Kukësi në Vlorë

Delo.autor

Leave a Comment