Champions League Futboll Sport

“INTER ISHTE NË GJUMË GJIITHË LOJËN”/ Mbrojtë Skriniar i zhgënjyer: Nuk luhet pa përkushtim dhe…

Milan Skriniar u duk u zhgënjyer nga paraqitja e Interit pas barazimit me Slavian e Pragës. Në mikrofonët e “Sky Sport”, mbrojtësi i zikaltërve u shpreh se ekipi ishte në gjumë, dhe se tani i duhet më shumë personalitet.

BARAZIMI – Në katër ndeshje të luajtura, Slavia ishte kundërshtari më i fortë, veçanërisht në termat fizikë. Duhet të luajmë futboll dhe nëse luajmë si pesë minutat e fundit, do ishte një ndeshje tjetër. Kemi fjetur gjumë që nga fillimi, dhe ishim të papërqendruar në fushë.

KLASIFIKIMI – Ndeshja e parë gjithmonë ka rëndësi, por kemi edhe pesë të tjera e duhet të bëjmë më mirë. Siç e thashë, nuk është gjë e mirë kur luan pa përkushtim dhe pa personalitet. Këto kanë rëndësi.

DERBI – Nuk e di ku e kishim gabimin sonte, por derbi është një ndeshje tjetër. Do futemi për ta fituar atë takim.

Related posts

BUFFON NËN HETIM NGA PROKURORIA SPORTIVE/ Blasfemi gjatë Parma-Juventus me shokun e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

(VIDEO) Skandal në Angli/ Sulmuesi shënon gol me dorë në minutën e 90′

Q.Autor

MIK ME ULTRASIN FASHIST SHQIPTAR/ Ja kush është tifozi që u vra përpara ndeshjes Inter – Napoli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment