Champions League Futboll Sport

“NUK TREGUAM IDENË TONË PËR LOJËN”/ Flet Conte pas barazimit: Slavia Praga më shtangu sepse…

Barazimi 1-1 me Slavian e Pragës në shtëpi, nuk është kurrsesi debutimi që Antonio Konte dhe tifozët e Interit prisnin në Champions League.

Tekniku zikaltër sigurisht që nuk ishte i kënaqur nga loja e ekipit të tij ndaj çekëve, dhe në mikrofonët e “Sky Sport”, deklaroi:

BARAZIMI – Slavia e Pragës luajti si një ekip i madh europian, me ritëm të lartë dhe intensitet. Na bëri një presing që nuk po gjenim dot zgjidhje. Deri tani ekipet na kanë pritur në mbrojtje, por Slavia na sulmoi, dhe kjo na bëri të vuajmë. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen sot. Unë jam i pari përgjegjës, sepse nuk bëra zgjedhjet e duhura.

FORMACIONI – Nuk ka nevojë për ndryshime, djemtë duhet të lihen të qetë, por ky nuk është futbolli që duam të luajmë. Kur ka vështirësi, duhet të tregojmë më shumë personalitet. Kemi ende përmirësime për të bërë. Sot nuk treguam idenë tonë për lojën. Nga djemtë ka dëshirë për të punuar, por duhet të rritemi. Ende.

TOPA TË GJATË – Ne nuk stërvitemi që të luajmë me topa të gjatë. Përgatisim situata të vështira loje, por e urrej të luajmë me topa të gjatë. Sot nuk kishim as planin B, për të bërë diçka ndryshe.

Related posts

SUPER Liridon Latifi/ Sulmuesi ka shënuar 4 gola në 25 minuta për të nxjerrë inatin ndaj trajnerit

Sadik.Autor

SFIDA KUALIFIKUESE “EURO 2020″/ Caktohet gjyqtari i sfidës Shqipëri-Moldavi, ja emri

Delo.autor

DONNARUMMA analizon “DJALLIN”/ Dua CHAMPIONSIN, ky MILAN do FITOI…

Isa.Autor

Leave a Comment