Futboll Sport

“JORGJI U TALL ME SHKODRËN”/ Kapiteni Gilman Lika: Ja e vërteta me tifozin që u fut në fushë (FOTO)

Kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, ka re aguar ndaj gjykimit të takimit me Tiranën. Ai, pasi ka parë disa herë rastet e diskutueshme, ka thënë se Vllaznisë i është mohuar një penallti. Po ashtu, ai ka theksuar se në rastin e pengimit të tij ka qenë jashtë zone, por gjithsesi duhej dhënë, pasi ishte një faull i saktë. Ai ka kërkuar që për arbitrin të ketë ndëshkim.

bandicam 2019-08-31 20-13-29-957

Është i bindur se revoltimi i tifozërisë shkodrane ka pasur një shkak të fortë, që është gjykimi i njëanshëm i Enea Jorgjit.  “Mendoj se neve na u bë një padrejtësi e madhe. Unë nuk jam marrë aspak pas ndeshjes me rastin e parë, atë të Emersonit, por pasi e pashë disa herë, thashë me vete: ‘Neve na u vodh ky takim’.

Gjyqtari Jorgji ndikoi direkt në rezultatin e takimit. Ai, për mendimin tim, ishte shkaktari i irritimit të tifozërisë sonë. Sot po merren me pasojën, me shishet në fushën e lojës e askush nuk po merret me shkakun. Neve na u mohua një penallti që mund të bënte që tani të flisnim ndryshe.

Të gjithë ato gjëra bashkë sollën edhe reagimet. Ne mund të dënohemi, por duhet më parë që të dënohen ata që sollën atë situatë në stadium. Kush na kthen neve atë që shkoi? Askush më. Jam i bindur se ky person nuk mund t’ia bëjë asnjë skuadre tjetër, sidomos në fushën e vet, atë që na bëri neve. Ai ndikon direkt te rezultati. Ato që ai bëri nuk ishin gabime, por gafa të qëllimshme për ta çuar situatën e rezultatin atje ku e deshi.

enea jorgji

Nëse penalltia e parë do të ishte dhënë, loja do të kishte marrë rrjedhë krejt tjetër. Nuk dua të justifikoj shishet, por nëse dënohet stadiumi ynë “Loro Boriçi”, atëherë Enea duhet të përjashtohet komplet nga arbitrimi, për arsye se ka ndikuar direkt në rezultat. Ai nuk u tall me ne, ai u tall me gjithë Shkodrën”, u shpreh kapiteni.

SQARIMI

Ndërsa kapiteni Gilman Lika ka dashur që të sqarojë edhe atë që u duk si mësymje e një tifozi në drejtim të tij. “Dua të sqaroj se tifozi nuk ka pasur punë me mua. Ai ishte duke iu drejtuar gjyqtarit dhe jo vetëm unë si kapiten, por edhe lojtarët e tjerë u munduam që ta largonim.

Tifozi

Unë i kam dalë përpara atij, duke e ndaluar dhe duke kërkuar që ai të dilte jashtë. Kjo ka qenë e vërteta. Hyrja e tifozit në fushë nuk ka pasur lidhje aspak me mua”, sqaroi kapiteni Lika.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Portugali-Kroaci, rezultati 4-1

Delo.autor

ZGJEDH GOLAT E KARRIERËS/ Aguero: Më të bukurin e kam shënuar 17 vjeç

Delo.autor

E pëlqen BARCELONA/ Ajax mer këtë VENDIM për talentin De Jong

Sadik.Autor

Leave a Comment