Futboll Seria A Sport

JUVENTUS LUAN PA RONALDON/ Ja skema e Sarrit për duelin ndaj Brescias

Mesjava rikthen ndeshjet në Serie A.

Sot në orën 21:00 Juventusi do të luajë në transfertë përballë Brescias në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në elitën e futbollit italian.

Për herë të parë në këtë fillim sezoni Maurizio Sarri nuk do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon, i cili nuk është grumbulluar për shkak të një lodhjeje muskulore.

Në vend të CR7 pritet të aktivizohet titullar Paulo Dybala, por nuk përjashtohet mundësia që argjentinasi ta nisë nga stoli dhe në fushë që nga minuta e parë të jetë Bernardeschi përkrah Gonzalo Higuainit.

Për vendasit, më në fund do të luajë titullar Mario Balotelli, i cili do të formojë dyshen e sulmit me Donnarumman.

Formacionet e mundshme sipas “Sportmediaset”:

Image

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Fiorentina. Rezultati 0-1

Delo.autor

Fadil Vokrri përkujtohet në Beograd

Sadik.Autor

Dalin në shitje fanellat e reja të Ronaldos. I nxjerr ky klub (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment