Futboll Sport

MOURINHO “BRAKTIS” SKENËN/ Ja momenti kur ndërpret bisedën me të fejuarën e Buffon (VIDEO)

Nuk shkoi në mënyrën më të mirë mbrëmja gala e organizuar nga FIFA në teatrin e Milanos “La Scala”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit.

Një situatë e sikletshme ndodhi mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe prezantueses Ilaria D’Amico, që është njëkohësisht edhe e fejuara e Gigi Buffon.

Tekniku portugez e mori me sportivitet pyetjen se kush mund ta stërvitë formacionin më të mirë të shpallur nga FIFA, duke dhënë një përgjigje që shkaktoi të qeshura e humor.

“Formacionin më të mirë mund ta stërvitë ndonjë trajner i papunë si unë dhe Capello, apo Zenga, sepse të tjerët nuk mund të stërvitin dy skuadra njëkohësisht”, tha portugezi.

Por më pas Mourinho zgjodhi që të largohet pavarësisht se D’Amico ishte duke e “bombarduar” me pyetje.

Related posts

E kërkon Evertoni, agjenti i Yerry Mina zbulon destinacionin e ri

Isa.Autor

Figo: Jam fans i Realit, shpresoj që ata do të fitojnë

Delo.autor

NGA GJIMSHITI TEK CIKALLESHI/ 53 futbollistë të grumbulluar, ja çfarë duhet të dini për Shqipërinë e Rejës

Delo.autor

Leave a Comment