Futboll Sport

“KANË KRENARI TË JASHTËZAKONSHME”/ Flet trajneri Southgate para ndeshjes: Kosova më ka impresionuar, është rivali…

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e ka vlerësuar jashtë mase Përfaqësuesen e Kosovës para përballjes në nesërme.

Ai beson se “Tre Luanët” i pret një detyrë mjaft e vështirë në stadiumin e Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Southgate mendon se Kosova do të jetë rivali kryesor i Anglisë në rrugën për t’u kualifikuar në Europian.

“Pres që kjo ndeshje të jetë njëra prej më të vështirave me të cilat jemi përballur në këtë fushatë kualifikuese”, ka thënë Southgate.

“Kosova mposhti Republikën Çeke në fundjavë dhe besoj se kjo skuadër është sfiduesi ynë më i afërt në këtë grup, më shumë se secili ekip tjetër”, vazhdoi ai.

“Do të përballemi me një ekip mjaft të mirë, i cili ka disa lojtarë të shquar individualisht, të cilët po luajnë në disa prej ligave më të forta në Evropë. Natyrisht, ata kanë edhe krenari të jashtëzakonshme për të luajtur për vendin e tyre të ri”, nënvizoi Southgate.

“Ata më kanë impresionuar vërtet me ndeshjet e tyre në këto kualifikime, e po ashtu më kanë pëlqyer shumë edhe në Ligën e Kombeve, e cila ua dha atyre vetëbesimin”, shton ai.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për Grupin A, do të zhvillohet të martën mbrëma në orën 20:45.

Related posts

VAZHDON KRIZA NË LA LIGA/ Barazim me gola, Barcelona ndalet nga Osasuna në frymën e fundit

Delo.autor

ZBULON DEDIKIM SPECIAL NGA FRIKA E GRUAS/ Mesfushori Coulibaly: Nuk do të më godasë më me shuplaka

Delo.autor

BARCELONA MENDON PËR MERKATON E DIMRIT/ “Katalanasit” piketojnë “të përjashtuarin” e Ten Hag

F.autor

Leave a Comment