Shpendi transferohet nga Cezena tek Empoli në formë huazimi për dy vite, me detyrim blerje, një marrëveshje e mbyllur në bazën e 2,2 milionë euro, por Cezena arriti të mbajë 30% të vlerës së kartonit. Në sezonin e fundit me Cezena, Stiven Shpendi u aktivizua në 34 ndeshje ku shënoi 12 gola. Talenti 20-vjeçar shihet si e ardhmja e futbollit kuqezi, një sulmues me shumë potencial që pritet të lënë gjurmë këtë sezon në Serie A me fanellën e Empoli.
Related posts
Click to comment