Futboll Sport

“KU JE TË Q*FSHA KOKËN”/ Takimi epik në Spanjë mes dy lojtarëve të kombëtares (VIDEO)

Sfida e luajtur ditën e djeshme mes Malagas dhe Albasetes në Ligën e Dytë Spanjolle, kishte në fushë edhe 3 shqiptarë.

Keidi Bare dhe Armando Sadiku për Malagën, ndërsa Rei Manaj për Albaseten, madje ky i fundit vendosi takimin me golin tij të vetëm që i dha fitoren 1-0 Albasetes.

Para ndeshjes, në një video e postuar nga klubi i Malagës në rrjetet sociale, duket edhe takimi vëllazëror mes 3 lojtarëve.  Sadiku dhe Manaj ishin takuar mes tyre, ndërsa pak çaste më vonë aty afrohet edhe fieraku Bare.

Ky i fundit, ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, për fjalët që i drejtohet Manajt. “Ku je të q****a kokën tënde?” i drejtohet Bare-Manajt.

Ndërkohë, i menjëherëshëm është reagimi i Sadikut, që i thotë Bares të mos shajë, pasi te faqja ka shumë shqiptarë. gjithçka kaloi me humor dhe më pas, një përqafim i ngrohtë mes Manajt dhe Bares.

 

{“videoid”:”1569151124858″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Bare – Manaj – Sadiku on Vidnews.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Partizani shet Esat Malën në Turqi, ja klubi i Superligës ku firmosi mesfushori…

Delo.autor

RIKTHEHET NË “TEMPULLIN” BERNABEU/ Guardiola: Faleminderit Zizu, por s’jam më…

Delo.autor

Kërkesa e Dembele, shokohen te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment