Futboll Seria A Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Juventus mposht Romën në “Allianz Stadium” dhe ngjitet në vendin e tretë

Juventus ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Bardhezinjtë kanë mundur 2-0 në shtëpi Roma-n, duke i parakaluar këta të fundit në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e tretë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të nga një gjuajtje e bukur e CR7.

Portugezi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në realizimin e 84 golave nga momenti që luan në Serie A (68 gola, 16 asiste nga 2018-19 deri më sot), më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion (Ronaldo 84, Immobile 82, Zapata 66, Caputo 58, Quagliarella 55).

Asistin për golin e CR7 e ka dhënë Alvaro Morata. Spanjolli është sulmuesi që ka dhënë më shumë asiste në këtë kampionat (7): katër prej këtyre kanë qenë për Cristiano Ronaldo-n.

Shpresat e Roma-s për të barazuar janë shuar në minutën e 69-të pas autogolit të Ibanez.

Juventus mban vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Roma ka zbritur në të katërtin me 40 pikë.

Related posts

E PABESUESHME/ “Ylli” i Bayern Munichut rrezikon karrierën, mund të përfundojë…

Sadik.Autor

Portugalia shpallet kampione e Europës edhe me të rinjtë, mposht në finale Italinë (VIDEO)

Sadik.Autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Kaos total tek Real Madridi, ja ylli i ekipit që braktisi ekipin para ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment