Futboll Seria A Sport

“KY MILAN MË JEP BESIM”/ flet Trajneri Giampaolo: Piatek duhet të jetë i kompletuar, në fushë i duhet…

Marko Xhampaolo nuk e humb besimin tek Milani i tij, dhe vazhdon të shprehë idenë e tij për futbollin.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në transfertë ndaj Veronës, tekniku kuqezi foli për arsyet pse ka besim te Milani, si dhe disa fjalë për Piontek.

BESIM – Në këto ditë, kam stërvitur 7-8 lojtarë, shumë kanë qenë me kombëtaret. Janë stërvitur mirë dhe me profesionalizëm, ndërsa ata që nuk kanë qenë, kanë pasur minuta në këmbë. Të gjithë u kthyen mirë. Është një skuadër që punon mirë dhe me entuziazëm. Kam besim, dhe me punë do i vendosim gjërat në vendin e duhur. Ekipi më jep besim sepse punon mirë. Me kohën do i rregullojmë gjërat. Më pëlqen dedikimi dhe afeksioni për gjërat që bëjmë.

MOTIVET – Duhet të punoj që ta bëj të dallueshme ekipin dhe të fortë në dy fazat e lojës, jo vetëm në një. Duhet të gjejmë një balancë në dy fazat. Po punojmë mbi një ide, më pas lojtarët duhet të bëjnë diferencën me cilësitë e tyre. Më pëlqen futbolli ku kemi dominimin, dhe nuk sulmohemi. Derbi? Rëndësi ka të fitojmë, përtej derbit. Fitoret janë ato që të japin besim.

PAKETA – Ai mund të luajë si trekuartist por edhe në mes, por më shumë duhet të mësojë të lëvizë si një sulmues fals.

PIONTEK – Në këto ditë më ka pëlqyer shumë. Ai nuk duhet të sulmojë vetëm në 20 metrat e fundit dhe të shënojë. Duhet të jetë një lojtar i kompletuar, nuk përdoret gjithmonë topi i gjatë. Duhet edhe të driblosh. Kris e di si ta bëjë këtë, e kam parë me sytë e mi. Goli nuk duhet të jetë një fiksim, duhet të vijë si pasojë e lojës së mirë. Kam besim tek ai.

Related posts

SUPERIORE/ Ja renditja pas javës së dytë, ka surpriza…

Delo.autor

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Sadik.Autor

TIRANA-TEUTA/ Ja kush kuotohet favorit nga kompanitë e basteve

Delo.autor

Leave a Comment