Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇ-PARTIZANI/ Starova me më të mirët në fushë, Lerda surprizon me skemën (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 16:00 sfida mes Laçit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Starti ka qenë jashtë çdo parashikimi për laçianët, pasi në tri javë kanë marrë vetëm një pike. Kështu që, takimi i sotëm me të kuqtë shikohet “liri a vdekje” për kurbinasit, pasi një tjetër hap i gabuar mund të lërë pasoja.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi, do të futen në fushë vetëm për fitore, pas në rast të një tjetër rezultati, diferenca me kryesuesit e Tiranës do të thellohej.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Starova ka në dispozicion  të gjithë futbollistët, teksa ka hedhur në fushë më të mirë, ndërkohë që Partizani vuan mungesën e Solomon dhe Melos. Italiani i ka besuar sulmin dyshes, Bardhi-Asani, ndërkohë që nuk mungojnë surprizat as në mesfushë.

 

LAÇI-PARTIZANI ORA 16:00

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

bandicam 2019-09-15 15-24-39-756

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Çinari, Trashi, Kote, Telushi, Mala, Bardhi, Asani. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-09-15 15-25-07-195

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Shpërthen dashuria mes lojtarëve të City: Më shumë më do mua se të dashurën e tij

Sadik.Autor

Nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve, Reds do të nënshkruajnë me yllin e madh

Sadik.Autor

NGA LOJTARËT KYÇ TEK SIGURIA/ Përmbysja e madhe, ja 10 arsye që Milan beson tek titulli i Serie A

Delo.autor

Leave a Comment