Futboll Sport

LAJMI I KEQ/ Shtohen problemet për Shaqirin te Liverpooli

Xherdan Shaqiri ka marrë një lajm të keq nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka kërkuar përforcime të reja në sulm.

Mediat angleze raportojnë se Klopp e sheh të nevojshme të sjellë sulmues të ri te “The Reds”.

E kjo mund të jetë lajm i keq për Xherdan Shaqirin, i cili nuk po aktivizohet shumë nga tekniku gjerman.

Klopp dëshiron që fillimisht të gjejë një zëvendësues për Roberto Firminon dhe ka identifikuar 20-vjeçarin e talentuar të PSG Eindhoven, Donyell Malen, si objektivin e merkatos së janarit.

Malen ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje për PSV-në në fillim të sezonit 2019-2020.

Related posts

(FOTO-VIDEO) Ndërpritet ndeshja Estoril-Porto, panik për shembjen e stadiumit

Q.Autor

MILANI NË KAOS PAS DËMTIMIT TË MENJAS/ Kuqezinjtë arrijnë akordin për transferimin e gardianit italian

F.autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikasin lojtarët e Tiranës, zhgënjejnë ata të Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment