Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Ka startuar sfida Skënderbeu-Bylis

Po luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës vjen në këtë përballje pas 2 triumfesh, teksa do të kërkojë suksesin e tretë radhazi, përballë ballshiotëve, që kanë arritur të sigurojnë 1 pikë në 2 javët e para.

Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton më 30 prill të vitit 2016, teksa korçarët triumfonin me rezultatin e pastër 3-0 falë golave të Salihit dhe Xhejms, ky i fundit realizoi dopietë.

Për sa i përket formacioneve, trajneri Daja nuk ka preferuar të bëjë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Laçit, ndërkohë që ballshiotët vijnë me disa risi, ku spikat aktivizimi i Jankut dhe Qaradakut nga minuta e parë.

LIVE| SKËNDERBEU-BYLIS 0-0

KOMENTI LIVE:

1′ Ka startuar sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Taipi, Muzaka, Gripshi, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: I. Daja.

Bylisi: Hidi, Bicaj, Janku, Mëllugja, Peposhi, Ntepe, Ymeralilaj, Turabov,  Murataj, Qardaku, Guindo. Trajner: V. Dovedan.

Gjyqtar: K. Kola.

Related posts

“ÇDO HERË QË PËRFUNDONTE BIRRËN, NJË SUPERMODELE SILLTE NJË TJETËR”/ Crouch zbulon takimin me “Fenomeni”: As nuk ia kishte idenë se …

Delo.autor

E BUJSHME/ Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin e Juventusit që fitoi Botërorin me Italinë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Arrin marrëveshjen e parë, Arsenal merr talentin 18-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment