Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luhet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 0-1

Kukësi dhe Laçi luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Takimi, i vendosur për t’u luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, vetëm një ditë pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, gjen kuksianët me dy fitore radhazi, dhe kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte me pikë të plota në këtë nisje të kampionatit.

Nga ana tjetër, Laçi i Sulejman Starovës vjen nga një periudhë totalisht e kundërt. Kurbinasit kanë dy humbje në dy takimet e para, dhe pikët janë emergjente në këtë sfidë ndaj Kukësit.

 

LIVE | Kukësi-Laçi 0-1

GOL:  / Nuabueze 51′

 

KOMENTI LIVE

53’ Goditje këndi, topi shkon tek Shkurtaj, por vlonjati gabon duke mos i rënë me kokë, por me shpatull dhe gabon nga fare pak pranë.

52’ Abazaj godet me të djathtën, por devijohet topi në goditje këndi.

51’ GOOOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Shkodër, shënojnë kurbinasit me Nuabuezen.Pasi futet mes dyshes së qendrës së mbrojtjes së Kukësit, i shmang, godet me të djathtën dhe nuk i lë asnjë mundësi Avdylit.

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër. Duro hedh menjëherë në fushë Kristal Abazajn, me Maliqin që ka mbetur në dhomat e zhveshjeve. Nga ana tjetër, Starova nuk kryen asnjë ndërrim.

Related posts

PRAPASKENA/ Moggi refuzoi të paguajë 10 milionë euro për Ronaldon 15 vite më parë…

Isa.Autor

KËRKON HAPIN E MADH NË KARRIERË/ Mbrojtësi i Besës në provë te skuadra e njohur kroate

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment