Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Kukësi. Rezultati 1-1

Po luhet në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida mes Bylisit dhe Kukësit, e vlefshme për javën e  22-të të Kategorisë Superiore. Skuadra e Veljko Dovedan, ka siguruar vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit në kampionat, teksa do të tentojë të bëjë kthesën në shtëpi ndaj pretendentëve të Kukësit, për të qëndruar në Top 3-she.

Në krahun tjetër, verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë pas 3 fitoresh radhazi, teksa do të synojnë të thellojnë diferencën e pikëve nga Tirana, pas hapit fals që bardheblutë bënë dje ndaj Skënderbeut. Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët nuk kanë preferuar surprizat duke hedhur në fushë, lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

LIVE| BYLIS – KUKËSI 1-1

Musta 30′ 

KOMENTI LIVE: 

85′ Xhika ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

83′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Ethemi, vendin e tij e zë Gavazaj.

82′ Pranë golit të dytë skuadra e Kukësit me Ethemin, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

79′ Peçi provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon mbi traun e portierit Xhika.

78′ Zëvendësim te Bylis, largohet Bajramaj, vendin e tij e zë Majkël Peçi.

77′ Duro kryen zëvendësimin e radhës. Largohet Limaj dhe aktivizohet Krasniqi.

73′ Ethemi është futbollisti tjetër i ndëshkuar me karton të verdhë, për faull në sulm.

70′ Abazaj shpërdoron një rast të mirë, teksa nxitohet duke menduar se ishte në pozicion të parregullt. Por nga pamjet duket gjithçka e rregullt.

66′ Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Shkurtajt.

60′ Provon Musolli nga distanca, por goditja ndalet  pa problem nga Hidi.

53′ Murataj kombinon bukur me Moconen, ky i fundit del përballë Xhikës, provon ta mposhtë me një gjuajtje nga e djathta e zonës, por ndalet nga gardiani i skuadrës kuksiane, i  cili duke i pakalueshëm në sfidën e sotme.

50′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Rroca, vendin e tij e zë Bruno Lulaj. I pa kënaqur mesfushori Rroca me këtë zëvendësim.

46′ Zëvendësim i dytë te Bylis, largohet Munioz, vendin e tij e zë Malçi.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Teqja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

41′ Tjetër traversë e skuadrës së Bylisit. Provon italiani Mocone nga goditja e dënimit, por topi ndalet në traun e portës së Xhixhës. Me shumë fat skuadra e Duros.

36′ Abazaj i afrohet golit të dytë por goditja e tij e lirë ndalet vetëm nga Hidi.

35′ Faull për Kukësin në afërsi të zonës, e fiton Valon Ethemi.

30′ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Emiliano Musta zhbllokon sfidën, duke shënuar një gol të mrekullueshëm me të majtën. Shpërthejnë në festë kuksianët. Obanor ndëshkohet me karton të verdhë pasi festoi pranë tifozëve të Bylisit. 

 

27′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, largohet nga fusha Peposhi i dëmtuar, vendin e tij e zë italiani Mocone.

25′ Tjetër tentativë e ballsiotëve, me Bicaj, pas një harkimi nga këndi, por gjuajtja me kokë e mbrojtësit lezhian, ndalet nga mbrojtësit e Kukësit.

20′ Dominim absolut i skuadrës ballshiote, e cila është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

14′ Tjetër  tentativë e rrezikshme e Bylisit. Rasti i tretë për skuadrën e Dovedan. Provon Bajramaj me të majtën nga brenda zonës, gjuajtja e tij ishte qendrore dhe shkoi drejt e në duart e portierit Xhika.

11′ Tjetër mundësi shënimi për Bylisin. Guindo provon me një goditje nga jashtë zonës, topi përplaset në traversë dhe shkon jashtë kuadratit. Vuajnë verilindorët.

4′ Bylisi agresiv në fushë, ballshiotët provojnë me presing të lartë. Vuajnë verilindorët në këto minuta të para.

1′ Fantastik portieri Xhika, i mohon një gol të sigurt skuadrës së Bylisit, e cila provoi me Bajramajn nga shumë pranë portës, por u ndal nga gardiani i Kukësit.

1′ Starton sfida.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton fiton llotarinë në Azerbajxhan, Vettel bën vetvrasje, goma dënon Bottas

Sadik.Autor

RIVESH DOREZAT NË VLORË/ Portieri Xhika: Do ta mbyll këtu, Partizani është shtëpia ime

Isa.Autor

“BËMË NJË LOJË TË DOBËT”/ Trajneri Duro i zhgënjyer: Humbëm shumë topa, Kukësi ishte nervoz sepse…

Delo.autor

Leave a Comment