Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luhet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-1

Kukësi dhe Laçi luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Takimi, i vendosur për t’u luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës, vetëm një ditë pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, gjen kuksianët me dy fitore radhazi, dhe kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte me pikë të plota në këtë nisje të kampionatit.

Nga ana tjetër, Laçi i Sulejman Starovës vjen nga një periudhë totalisht e kundërt. Kurbinasit kanë dy humbje në dy takimet e para, dhe pikët janë emergjente në këtë sfidë ndaj Kukësit.

 

LIVE | Kukësi-Laçi 1-1

GOL:  Musta 87′ / Nuabueze 51′

 

 

KOMENTI LIVE

84’ Faull i Turkajt ndaj Rrocës. Ndëshkohet edhe ai me karton të verdhë.

80’ Ndërpritet loja, për t’i ardhur në ndihmë Rrocës dhe Turkajt, pas një përplasje në mesin e fushës.

79’ Duro kryen edhe ndërrimin e tretë. Kotobelli në vendin e Limajt.

78’ Starova kryen ndërrimin e parë. Xhixha i lë vendin Elvi Berishës.

78’ Ethemi provon me të majtën nga jashtë zone, devijohet topi dhe goditje nga këndi për kuksianët.

74’ Karton i verdhë për Dakun, për një faull në sulm.

69’ Duro kryen ndërrimin e dytë. Daku në vendin e Gavazajt.

68’ Rroca godet fort nga goditja e dënimit, por topi ndalet tek Ignjatevicc, që shtrihet dhe kërkon ndihmën e parë.

66’ Ndërhyrje në taka të ngritura e Shehut ndaj Gavazajt. Ndërkohë, me të verdhë ndëshkohet Xhixha për protesta.

65’ Rroca provon me të djathtën nga jashtë zone, topi devijohet dhe përfundon jashtë.

63’ Ethemi jep një pasim fantastik për Mustën, godet me të majtën por pret Stazhilla.

61’ Shtyn përpara Kukësi, Gavazaj provon të hedhë një top të lartë në zonë, por Stazhilla kontrollon i sigurt.

59’ Xhixha merr një top të bukur në të majtë të sulmit, e ul, por goditja shkon në rrjetën e jashtme të Avdylit.

56’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë. Ndëshkohet Lushkja për një faull në mesfushë.

53’ Goditje këndi, topi shkon tek Shkurtaj, por vlonjati gabon duke mos i rënë me kokë, por me shpatull dhe gabon nga fare pak pranë.

52’ Abazaj godet me të djathtën, por devijohet topi në goditje këndi.

51’ GOOOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Shkodër, shënojnë kurbinasit me Nuabuezen.Pasi futet mes dyshes së qendrës së mbrojtjes së Kukësit, i shmang, godet me të djathtën dhe nuk i lë asnjë mundësi Avdylit.

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër. Duro hedh menjëherë në fushë Kristal Abazajn, me Maliqin që ka mbetur në dhomat e zhveshjeve. Nga ana tjetër, Starova nuk kryen asnjë ndërrim.

Related posts

DOKA E SFIDOI DUKE U HEDHUR ME RROBA NË PISHINË/ Por shikoni çfarë bën Abazaj me “Napolonin” në sfond (VIDEO)

Delo.autor

“NUK E DUROJ MUNGESËN E…”/ Wanda sulmon Lukakun: Skarco, ai numri 9 ka shënuar 150 gola

Delo.autor

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por…

Isa.Autor

Leave a Comment