Basketball Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT NË KINË/ Debuton edhe gjyqtari shqiptar Gentian Cici

Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë, ka debutuar në parket edhe gjyqtari ndërkombëtar shqiptar Gentian Cici. Ai ka qenë gjyqtar në ndeshjen mes Australisë dhe Kanadasë, fituar 108-92 nga kombëtarja e “kangurëve”, paraditen e së dielës.

Prania e Gentian Cicit në këtë ndeshje konsiderohet si historike për basketbollin dhe sportin shqiptar, pasi është hera e parë që një gjyqtar basketbolli merr pjesë në një botëror. Ai ka gjykuar në këtë sfidë së bashku me dy kolegë nga Porto Riko, Jorge Vasquez dhe Alexis Mercado Pacheco.

Gjykimi i arbitrit shqiptar ka qenë i mirë, duke “vënë rregull” në një ndeshje të vështirë dhe me rivalitet në shumicën e kohës. Cici vitet e fundit është aktivizuar në shumë turne ndërkombëtarë të basketbollit, përfshi edhe Euroleague. Gjithsesi, botërori i koshit është “qershia mbi tortë” për gjyqtarin nga Shqipëria, që mban lart flamurin kuqezi në këtë turne.

Related posts

WANDA NARA NUK HEQ DORË/ “Frikëson” Interin me mesazhin e radhës (FOTO)

Delo.autor

U LARGUA NGA MILAN/ Donnarumma fiton garën me Shez dhe portierin e Inter-it për…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Brugge, nis pjesa e dytë.

Delo.autor

Leave a Comment