Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nis sfida eliminatore mes Kosovës dhe Çekisë

Sot në “Fadil Vokrri” Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, kundër Republikës Çeke. Për t’i marrë lajmet e fundit, përfshirë këtu të gjitha aksionet.

Nderohet Enis Alushi për kontributin e dhënë me Kombëtaren e Kosovës. Ai ishte pjesë e ekipit në ndeshjen historike Kosovë – Haiti (0:0), e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari”, teksa më pas ishte vazhdimisht në shërbim të trajnerëve të Kombëtares në çdo pozitë për të cilin kishte nevojë ekipi ynë. Ai mori pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2018

Tani që kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të ndeshjes, lojtarët e Kosovës janë duke i bërë përgatitjet e fundit në fushë.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challand, në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ka hedhur në fushë dyshen; Rashani dhe Zhegrova, të cilët do ta përkrahin në sulm sulmuesin në top formë Vedat Muriqi.

Kosova zbret në “Fadil Vokrri” e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.

Related posts

MBYLLET KAMPIONATI SPANJOLL/ Këto skuadra luajnë në Champions dhe Europa League

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea nuk ndalet, i jep leksion Arsenalit (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJE TË RËNDA/ THYEN KËMBËN gjatë maratonës por s’tërhiqet, këmbadorazi deri në…(FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment