Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ CAGLIARIT/ Gattuso: Duhet të thyejmë fatin e keq, nga ai pres më shumë

Gennaro Gattuso mendon se Milan po fillon të luajë futbollin që do ai pas fitores 3-0 ndaj Cagliarit.

“Sot luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Nuk më pëlqeu mentaliteti i mesfushorëve në pjesën e parë, teksa nuk po kontrollonin aq sa duhet ndeshjen,” shprehet trajneri.

“Tani është çështje urie, të punojmë të gjithë së bashku. Për shumë vite Milan ka qenë jashtë luftës për Champions që në shkurt, por duhet të thyejmë fatin e keq dhe të luftojmë për të qenë në një pozicion të favorshëm në pranverë.

“Pres më shumë nga Calhanoglu, sepse ka një teknikë mbresëlënëse, por pastaj duhet parë edhe se sa shumë vrapon. Më pëlqen mënyra se si e luan rolin.

“Dukem më mirë se një vit më parë? Njerëzit mendojnë se është stresi, por nuk është e vërtetë.

“Dukem më i qetë sepse kam filluar të ha më pak, të pi më pak dhe të vrapoj më shumë.”

Related posts

Peter Krawietz: Real Madrid është klubi më i mirë në historin e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Kimi Antoneli nuk fshihet: Jam kandidat për titullin, s’ndjej presion

F.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Lëvizje e bukur në zonë dhe topi ndalet në rrjetë, Kristal Abazaj gjen golin e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment