Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-1

Derbi në çdo vend të botës është një ndeshje delikate. Mund ta ndihmojë skuadrën që e fiton që të bëjë kthesën e madhe gjatë sezonit, por mundet të jetë edhe kurthi më i keq për ata që e humbin. Tirana dhe Partizani e dinë mirë këtë.

Koreografia 2

Shpesh për bardheblutë derbi ka pasur pasoja fatale gjatë viteve të fundit, ndërsa për Partizanin ka qenë një shtysë dhe një rregullues i gjërave që nuk kanë shkuar. Po derbi i sotëm, si është? Një kurth i vërtetë… Jo vetëm për strategjitë që përpunohen nga të dyja kampet, por sepse të dyja skuadrat vijnë nga momente jo të mira.

Partizani është nën trysninë e pikëve dhe të një ekipi që nuk thyhet prej afro 6 vitesh. Trajneri Lerda është në fije të perit, ku edhe barazimi do të ishte i rrezikshëm për të. Probleme me dëmtimet dhe një kundërshtar që është shumë më ndryshe se vitet e tjera.

Koreografia

Po Tirana? Konsiderohet prova e së vërtetës. Nëse më parë në kampin bardheblu kanë pasur “alibi” se të kuqtë shpenzonin më shumë apo të tjera gjëra si këto, tani situata është ndryshe. Tirana ka investuar shumë, kërkon titullin dhe është më lart në klasifikim.

Kale Tirana

Por, ja që edhe Tirana vjen pas një humbjeje me Kukësin që e ka shtuar presionin te Mema dhe skuadra e tij. Dhe meqë jemi tek trajnerët, as Mema nuk mund të flejë i qetë… Derbet lënë gjithnjë pasoja dhe ndonëse trajneri i Tiranës nuk është në të njëjtat pozita me homologun Lerda, sërish derbi paraqitet delikat. Një kurth që, nëse e kalojnë, mund të marrin zemër dhe t’i shijojnë frytet. Në të kundërt…

LIVE| TIRANA-PARTIZANI 0-1

Melo 28′ 

KOMENTI LIVE: 

28′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/  Melo kalon në avantazh të kuqtë, pas një gafe në mbrojtjen e Tiranës, braziliani nuk ka falur, duke e dërguar topin në rrjetën e portës të mbrojtur nga Lika! 

25′ Tirana provon të niset me Majkëll Ngo, por sulmuesi zihet në pozicion jashtë loje!

21′ Tjetër mundësi shënimi për bardheblutë! Pas krosimit nga këndi, Hoxha gabon në dalje, topi shkon te Batha, i cili nga brenda zonës, provon me një gjuajtje, por mbi traversë!

20′ Hoxhallari provon të harkojë një top të rrezikshëm në zonë, topi devijohet në këndore.

18′ Ndalet për disa minuta loja pas dëmtimit të Lorenc Trashi, i cili u detyrua të marrë ndihmën mjekësore në fushë!

16′ Minuta mjaft të mira për bardheblutë! Kobina kroson nga e djathta, por nuk arrin asnjë nga futbollistët e Tiranës të godasë me kokë.

14′ Mundësi e shkëlqyer për bardheblutë! Hoxhallari kroson nga e majta, Bitri nuk largon siç duhet, topi shkon te Kale, i cili provon me një gjuajtje brenda brenda zonës, por ndërhyn mjaft mirë portieri Alban Hoxha, që i mohon golin bardhebluve.

10′ Aksion mjaft i mirë i Tiranës, Hoxhallari kroson për Kalenë, i cili provon me të majtën nga brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

7′ Lojë e hapur në këto minuta të para, të 2 skuadrat kërkojnë t’i afrohen portës, duke ndërtuar aksione të shumta.

3’ Çinari mundohet të niset në kundërsulm në krahun e djathtë, futbollisti i afrohet zonës dukem gjuajtur në ecje e sipër,  gardiani Lika kontrollon në dy kohë.

2’ Harkimi i parë nga e djathta i Kërçikut, topi përfundon në duart e Alban Hoxhës, i cili del dhe kontrollon qetësisht.

1′ Atmosferë elektrizuese, ka startuar derbi i kryeqytetit!

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Kërçiku, Osmani, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Hasani, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: Ardian Mema

bandicam 2019-09-29 18-37-44-897

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Trashi, Romero, Broja, Kordeiro, Asani, Çinari, Somolon. Trajner: Franko Lerda

bandicam 2019-09-29 18-35-41-539

Gjyqtarë: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi

Related posts

MERKATO E PAZAKONTË/ Dueli i çuditshëm për Cavani-n, një italiane është gati të përfitojë

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Djemtë e Ancelottit mposhtin me përmbysje Arsenal dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

4 JAVË TË MBETURA NË SERIE A/ Allegri lëshon deklaratën: Kemi ende edhe një objektiv, ne duam të…

Delo.autor

Leave a Comment