Futboll Sport

“FITIMI I TRIPLETËS ME INTE ISHTE FANTASTIKE”/ Mourinho zbulon: Nuk mund t’i thoja jo klubit…

Zhoze Murinjo prej dhjetorit të kaluar është i papunë, pasi u shkarkua nga Mnaçester Junajtid dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ushtruar profesionin e tij.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se mund të marrë drejtimin e Real Madridit, për shkak të rezultateve të dobëta të Zinedin Zidan. Ditën e sotme tekniku portugez është i ftuar në emisionin italian “Tiki Taka”, ku do të flasë për disa çështje.

Në reklamën që ka publikuar nga emisioni italian, shihen disa nga çështjet për të cilat flet 56-vjeçari: “Interi është familja ime ndërsa Morati një mik dhe president shumë i mirë. Fitimi i tripletës me zikaltërit ishte fantastike. Pas fitimit të Ligës së Kampionëve në Madrid, nëse do të kthehesha në San Siro nuk do të largohesha kurrë nga Interi. Është e vështirë kur i thua lamtumirë një familje. Nuk mund t’i thoja jo Realit. E ardhmja? Besoj se nuk do të jetë në Itali.”, theksoi tekniku portugez.Jose-Mourinho

Më shumë rreth intervistës do të mësojmë mbrëmjen e sotme pas orës 23:40, kur do të transmetohet edhe emisioni italian.

Related posts

E FRIKSHME/ Florian Marku pëson DËMTIM HORROR në krah, shtyhet ndeshja ndaj rusit

Isa.Autor

U emërua trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës/ Ja kush është Bernard Challandes

Q.Autor

“FUTBOLLI NUK TË FAL PO HUMBE PËRQËNDRIMIN”/ Flet trajneri Mema: Duhet të shkojmë në Ballsh për…

Delo.autor

Leave a Comment