Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 1-2

Derbi në çdo vend të botës është një ndeshje delikate. Mund ta ndihmojë skuadrën që e fiton që të bëjë kthesën e madhe gjatë sezonit, por mundet të jetë edhe kurthi më i keq për ata që e humbin. Tirana dhe Partizani e dinë mirë këtë.

Koreografia 2

Shpesh për bardheblutë derbi ka pasur pasoja fatale gjatë viteve të fundit, ndërsa për Partizanin ka qenë një shtysë dhe një rregullues i gjërave që nuk kanë shkuar. Po derbi i sotëm, si është? Një kurth i vërtetë… Jo vetëm për strategjitë që përpunohen nga të dyja kampet, por sepse të dyja skuadrat vijnë nga momente jo të mira.

Partizani555

Partizani është nën trysninë e pikëve dhe të një ekipi që nuk thyhet prej afro 6 vitesh. Trajneri Lerda është në fije të perit, ku edhe barazimi do të ishte i rrezikshëm për të. Probleme me dëmtimet dhe një kundërshtar që është shumë më ndryshe se vitet e tjera.

Koreografia

Po Tirana? Konsiderohet prova e së vërtetës. Nëse më parë në kampin bardheblu kanë pasur “alibi” se të kuqtë shpenzonin më shumë apo të tjera gjëra si këto, tani situata është ndryshe. Tirana ka investuar shumë, kërkon titullin dhe është më lart në klasifikim.

Partizani2

Por, ja që edhe Tirana vjen pas një humbjeje me Kukësin që e ka shtuar presionin te Mema dhe skuadra e tij. Dhe meqë jemi tek trajnerët, as Mema nuk mund të flejë i qetë…

Partizani festa derbi

Derbet lënë gjithnjë pasoja dhe ndonëse trajneri i Tiranës nuk është në të njëjtat pozita me homologun Lerda, sërish derbi paraqitet delikat. Një kurth që, nëse e kalojnë, mund të marrin zemër dhe t’i shijojnë frytet. Në të kundërt…

LIVE| TIRANA-PARTIZANI 1-2

Hasani 79′ / Melo 28′ , Solomon 34′ 

KOMENTI LIVE: 

79′ GOOOOL TIRANA 1-2/ Rihapet sfida, Edon Hasani gjen rrugën e rrjetës! Shpërthen festa në tribunën bardheblu! 

74’ Ndërpritet për disa momente ndeshja pasi tifozët e Tiranës hedhin flakadanë në fushë duke ndalur takimin.

73′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Kale, në lojë Grent Halili.

73′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Melo në lojë Boldor.

71′ Shpërdorojnë sërish bardheblutë me Kale, i cili nuk shënon nga shumë pranë vijës fatale!

70′ Solomon provon të surprizojë me një parabol, por kupton gjithçka portieri Lika!

68′ Shans i shkëlqyer i Tiranës me Kobina, i cili nuk arrin të gjuajë pasi shmang mjaft bukur 2 kundërshtarë!

62′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani në fushë Telushi. Futbollisti i kuq nuk e pret mirë zëvendësimin duke u larguar i mërzitur nga fusha!

59′ Melo provon me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

53’ Lëvizja e parë e Memës në lojë Celhaka, jashtë saj Torasa.

50′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

49′ Pranë golit të tretë Partizani, me anë të Brojës, i cili godet me të majtën brenda zonës, topi ndalet nga Lika.

46’ Menjëherë karton i verdhë për Torasën pas një faulli kundër Melos.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e të dy skuadrave.

Related posts

FLET PËR DËMTIMIN DHE MUNGESËN NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Sadiku rrëfen: Më ka bërë përshtypje tifozeria e…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Starton sfida

Delo.autor

FRANCË-GJERMANI/ Super sfida pritet të jetë e zjarrtë dhe mjaft e luftuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment