Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Starton sfida Milan-Fiorentina

Milani do të presë Fiorentinën në “San Siro” në kuadër të xhiros së 6-të në Serie A, në një ndeshje që skuadra e Xhampaolos do të hyjë vetëm për fitoren.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas dy disfatave radhazi, atë në derbi kundër Interit dhe atë kundër Torinos të enjten.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi kanë nevojë për pikë. Montela rikthehet në “San Siro” , por ndryshe nga hera e fundit kur ka qenë këtu, këtë herë do të jetë si kundërshtar.

Ndryshe nga Milani, Fiorentina vjen disi më mirë në këtë sfidë, teksa në dy ndeshjet e fundit, ka marrë nje barazim dhe një fitore. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet, me të cilat ekipet e tyre do të luajnë në këtë sfidë.

 

 

LIVE/ Milan – Fiorentina 0-0

MINUTA 1/ Nis sfida

 

Formacionet Zyrtare:

Milan: (4-3-3) Donaruma, Klabria, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Çalhanoglu, Suso, Piontek, Leao. Trajner: Marko Xhampaolo.

Fiorentina: (3-5-2) Dragovski, Milenkoviç, Pecela, Kaseres, Lirola, Pulgar, Badelj, Kastrovili, Dalbert, Kieza, Riberi. Trajner: Viçenco Montela.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ukrainasi refuzon Kukësin, ja paga e majme që kërkoi sulmuesi 24-vjeçar…

Delo.autor

YLLI I ROMËS PO ÇMEND EUROPËN/ Ja cilat janë ekipet që kërkojnë Zaniolon

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN HISTORIK NË “MINSK 2019″/ Majlinda Kelmendi: Ja kujt ia dedikoj medaljen e artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment