Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Bylis-Kukësi. Rezultati 1-1

Bylisi dhe Kukësi luajnë mes tyre takimi e vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, vendasit vijnë pas fitores me Skënderbeun në javën e fundit, dhe këtë formë të mirë kërkojnë ta vazhdojnë edhe ndaj një ekipi mjaft të fortë si Kukësi.

Nga ana tjetër, skuadra e Shpëtim Duros u ndal me Laçit një javë më parë, dhe kërkon që të mos lëshojë më terren, veçanërisht ndaj Tiranës që gjendet në kuotën e 10 pikëve tashmë.

 

LIVE | Bylis-Kukësi 1-1

GOL:  Hidi pen. 32′ / Limaj 16′ 

KOMENTI LIVE

32’ GOOOOOOL BYLISI 1-1/ Ashtu si në Korçë, është portieri Isli Hidi që e merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, dhe gardiani i ballshiotëve nuk fal 11 metrat.

30’ Penallti për Bylisin. Pas një harkimi nga e majta, mbrojtja e Kukësit harron Goxhën, dhe atij i shkaktohet faull, ka ndërhyrje edhe ndaj Bicit, dhe kryesori Xhaja akordon penallti.

29’ Mëllugja godet nga jashtë zone, por Obanor devijon me trup. Në vijimin e aksionit, vjen një top nga e majta, por është sërish Obanor që nxiton të rikthehet në pozicionin e tij, dhe largon topin me kokë në goditje këndi.

28’ Qardaku hedh një top për Guindon, por gjithsesi anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

24’ Ntepe merr një top nga e majta, dhe pengohet brenda zone, por asgjë për kryesorin.

22’ Mëllugja jep një top për Qardakun në hyrje të zonës, por mbrojtja mike mbyll dhe dërgon topin në goditje këndi.

20’ Ndalet për pak sekonda loja, teksa stafi mjekësor i vjen në ndihmë Rrocës teksa pësoi një dëmtim.

16’ GOOOOL KUKËSI 0-1/ Zhbllokon shifrat Limaj. Direkt nga goditja e dënimit me të djathtën, mposht Isli Hidin dhe çon të tijtë në avantazh.

14’ Rroca avancon bukur nga mesi i fushës deri tek zona e Bylisit, por është Goxha që i bën faull pa u futur brenda saj. Goditje dënimi për verilindorët, dhe karton i verdhë për Goxhën.

13’ Ymeraliaj avancon bukur në krahun e djathtë, dhe fiton një faull.

11’ Krosim nga e djathta prej Abazajt, por Goxha ndal rrezikun.

2’ Ntepe kërkon të nisë të tijtë, ndalet me dorë topi nga Musolli. Faull për vendasit.

1’ Menjëherë ndërhyrje e gabuar e kapitenit Murataj, ndaj Gavazajt. Faull për kuksianët.

1′ Nis takimi në Ballsh.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Lewandowski, Krychowiak ndëshkon Shqipërinë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Befasohet Barcelona, gati oferta e “çmendur” për “Demin” Lautaro

Delo.autor

JUVENTUS-UDINESE/ “Zonja e Vjetër” kalon në vantazh, shënon Kean

Delo.autor

Leave a Comment