Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Angli-Kosovë. Rezultati 4-1

Kosova luan ndeshjen e pestë në grupin A kualifikues për Europianin 2020, në transfertë ndaj Anglisë.

“Dardanët” renditen të dytët në grup me 8 pikë, dhe vijnë nga një formë e jashtëzakonshme, prej 15 ndeshjesh pa humbje. Teksa ka shanse reale për t’u kualifikuar në EURO 2020, ekipi i Bernard Shaland kërkon një tjetër surprizë në grup, këtë herë në fushën e Sauthemptonit, në “Saint Mary’s Stadium”.

Trajneri Shaland nuk ka bërë ndonjë surprizë në formacion, duke qenë edhe se zgjedhjet janë të pakta prej dëmtimeve të shumta, e kryesisht luajnë ata që fituan edhe ndeshjen ndaj Çekis.

 

 

MINUTA E 44/ Anglia shënon golin e katërt falë Jadon Sancho.

MINUTA E 38/ Anglia dyfishon epërsinë falë autogolit të realizuar nga Mergim Vojvoda.

MINUTA E 19/ Anglia kalon në avantazh me golin e shënuar nga Harry Kane.

MINUTA E 8/ Anglia barazon shifrat me golin e shënuar nga Raheem Sterling.

MINUTA E 1/ Kosova ka kaluar në avantazh me golin e shënuar nga Valon Berisha.

Nis sfida

20:45 | Angli-Kosovë 4-1

 

FORMACIONET

ANGLIA: Pikford, Aleksandër-Arnold, Meguajër, Çiluell, Rajs, Kin, Henderson, Barkli, Sterling, Sanço, Kejn.  Trajner: Garet Sauthgejt.

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, V.Berisha, Celina, Muriqi.  Trajner: Bernard Shaland.

Related posts

EURO 2020/ Çfarë klasi, mbrojtësi i Gjermanisë shënon me thembër ndaj bjellorusëve, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA ME NAPOLIN LË PASOJA/ Milani humbet kapitenin

F.autor

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

F.autor

Leave a Comment