Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, talenti i Kombëtares U-19 arrin marrëveshjen me klubin e Premier…

Një tjetër talent me të ardhme të ndritur pritet të lulëzojë. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin, Adrion Pajaziti, i cili ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë profesioniste deri në vitin 2022 me klubin e Fulhemit që militon në Premier Ligë.

Mesfushori i cili është pjesë e Kombëtare U-19 të Shqipërisë, konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe në Angli. Ka qenë vetë klubi i Fulhemit, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka pasqyruar firmosjen e kontratës profesioniste me talentin shqiptar, i cili është aktivizuar këtë sezon 3 herë titullar me skuadrën e 23-vjeçarëve të Fulhemit, si dhe u aktivizua me ekipin e parë në ndeshjen e vlefshme për kupën EFL kundër Peterborought.

Pajaziti është duke kaluar një moment fantastik te akademia e klubit bardhezi, madje të shtunën e kaluar shënoi me ekipin U-18.

“Unë jam shumë i lumtur për nënshkrimin e kontratës profesioniste. Jam pjesë e Fulhemit për afro shtatë vjet tani, duke kaluar nëpër grupe të ndryshme moshe.

Kjo thjesht tregon se po përparoj mirë dhe klubi beson te mua. I jam mirënjohës stafeve teknike. Do vazhdoj të përmirësohem akoma më shumë. Shpresoj që fillimisht të konsolidohet te ekipi i U-23 për të marrë më shumë minuta”, u shpreh talenti shqiptar në prononcimin e tij.

Related posts

BOSNJE-ITALI/ Pas një super asist nga Insigne, Belotti zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Guardiola “FRIKËSON” Dortmundin/ Spanjolli kërkon me çdo kusht mesfushori gjerman

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sampdoria liron Giampaolon të shkojë te Milani, ja lëvizjet në merkato

Delo.autor

Leave a Comment