Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Klubi i “Djajve të Kuq” arrin marrëveshjen me francezin, rinovon kontratën deri në…

Skuadra e Manchester United është shumë pranë rinovimit të kontratës me sulmuesin francez Anthony Martial, që do të shtyjë deri në vitin 2024 kontratën që skadon pas një viti. Kontrata aktuale e Martial skadon në vitin 2020, e shtyrë pak kohë më parë, kur United drejtohej ende nga trajneri Jose Mourinho.

Gjithsesi, pas kërkesës së trajnerit aktual Solskjaer dhe paraqitjeve të mira të lojtarit kohët e fundit është vendosur që palët të shtyjnë kontratën deri në vitin 204, pra për 5 vjet. Martial ka realizuar 46 gola në 151 ndeshje për skuadrën e United në karrierën e tij. Ai erdhi në “Old Trafford” në vitin 2015 nga Monaco, pasi “djajtë” paguar 36 milionë stërlina.

Martial mungoi në ndeshjen që United barazoi 2-2 ndaj Burnely të martën në mbrëmje për shkak të një dëmtimi të lehtë. Gjithsesi, trajneri pret ta ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës, ditën e shtunë, në fushën e Leicester. “Ka patur një dëmtim të lehtë, por tani është më mirë dhe do të jetë në dispozicion. Nuk kishte asnjë shans që të luante ndaj Burnley edhe pse më duhej një lojtar si ai”, tha Solskjaer.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bomberi Ibrahimovic në Sanremo. Ja roli i tij, kush e vesh dhe sa fiton

Delo.autor

“NUK JAM I GATSHËM TË LUAJ…”/ Legjenda Pele shtrohet në spital

Delo.autor

Tjetër shqiptar nga Maqedonia/ Kombëtarja gati të veshë “kuqezi” sulmuesin që luan në Turqi

Isa.Autor

Leave a Comment