Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Flamurtari, mbylelt pjesa e parë. Rezultati 0-0

Luftëtari dhe Flamurtari janë dy ekipet që mbeten ende në kuotën e zero pikëve, edhe pas tri ndeshjeve në Superiore.

Ditën e sotme, në stadiumin e Gjirokastrës, janë bluzinjtë, me trajnerin grek Jorgos Marantas tashmë që debuton në krye të ekipit, që kërkojnë të marrin pikët e para ndaj vlonjatëve.

Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit, me shumë probleme financiare, endet në fundin e tabelës, dhe pikët do i ndihmonin të merrnin frymë në këtë moment.

 

LIVE | Luftëtari-Flamurtari 0-0

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet e para. Luftëtari-Flamurtari 0-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

45’ Oshafi godet me kokë pas një goditje këndi për Luftëtarin, por topi përfundon jashtë.

42’ Nga ana tjetër, është Ziaj që provon për gjirokastritët, por Moçka devijon me këndë.

41’ Provon Xhevahir Sukaj nga një goditje dënimi nga e djathta. Por, gjuajtja e shkodranit shkon shumë mbi traun e portës.

31’ Renja shfaqet sërish para portës së Moçkës, por goditja e tij nuk është e koordinuar.

29’ Provon të reagojë edhe Flamurtari, top i gjatë për Sukajn, por Demo fiton duelin në ajër dhe mbyll rrezikun vlonjat.

22’ Nga e djathta është Renja që vazhdon me sulmet e Luftëtarit. Pason drejt Oshafit, por vlonjatët largojnë edhe një herë tjetër rrezikun.

17’ Nga e majta futet brenda zone Realdo Fili, në momentin e fundit është Deliaj që ndërhyn dhe i heq mundësinë për të goditur portën.

5’ Renja prodhon gjuajtjen e parë drejt portës vlonjate, por mbrojtësi Deliaj e bllokon.

1’ Nis takimi në Gjirokastër.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka fitues mes Argjentinës dhe Francës (VIDEO)

Isa.Autor

Teuta-Kukësi/ Formacionet: Cungu vjen me një debutues, Shkëmbi me ndryshime

Isa.Autor

“NUK E NJOH REAL MADRID PA SERGIO RAMOS”/ Kroos nuk ka dyshime: Nëse pyes 100 sulmues…

Delo.autor

Leave a Comment