Futboll Seria A Sport

PAS 8 FITORESH RADHAZI/ “Zikaltërit” mposhten nga Sampdoria dhe humbet shansin për të kapur vendin e parë

Pas tetë fitoresh radhazi, Interi bie në Xhenova! Një humbje, ajo zikaltër, që vjen në një fushë të rënduar, por që nuk ka justifikime për faktin se pjesa e parë ishte totalisht një zhgënjim.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ka shansin e artë të shënojë dhe ta nisë në avantazh ndeshjen, por penalltia e dhuruar për prekje me dorë brenda zonës së Sampdorias, shpërdorohet nga Sanchez, të cilin e hipnotizon portieri Audero nga pika e bardhë.

Më pas topi i kthyer goditet nga Young por prek shtyllën dhe kthehet. Më pas ndizet ekipi dorian, që godet shtyllën me Toneli dhe më pas, me penallti gjen golin me Candreva (prekje me dorë nga Barella).

Ekipi i Ranierit dyfishon më pas me Keita Balde pas një aksioni të bukur. Në pjesën e dytë, Conte hedh në fushë edhe Lukakun dhe të gjithë baterinë e rëndë, përfshirë Eriksen (jashtë projektit), duke shkurtuar diferencën në 1-2 me golin e De Vrij në goditje nga këndi.

Disa rastë të njëpasnjëshme me Lukaku, Lautaro dhe Perisic, por pas 95 minutash, barazimi nuk vjen, ashtu si edhe mundësia që mund të kishte për të kapur vendin e parë.

Related posts

“FËMIJËT E TMERRSHËM” të Kosovës, priten edhe dy përforcime “BIG”

Isa.Autor

Paradoksale/ Milan 70 milionë euro blerje për sulmin, goalshënuesi vjen nga Primavera

Q.Autor

MANCHESTER UNITED-ALKMAAR/ Solskjaer me “artileri” të re në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment