Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Flamurtari. Rezultati 1-0

Partizani dhe Flamurtari luajnë mes tyre, një nga sfidat e fundit të javës së tretë në Kategorinë Superiore.

Pas një humbje dhe një fitore në transferta, ekipi i Lerdës debuton para tifozëve të tyre në “Selman Stërmasi”, ku ndaj vlonjatëve, kërkohen vetëm 3 pikët.

Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit vjen pas dy humbjeve. Edhe pse në një gjendje të vështirë në ekip, vlonjatët kërkojnë patjetër pikë, për t’iu shkëputur sado pak fundit të renditjes.

 

LIVE | Partizani-Flamurtari 1-0

GOL: Solomon 23′ / 

 

KOMENTI LIVE

26’ Pjeshka mbyll një top që shkonte rrezikshëm drejt zonës së vlonjatëve, goditje këndi për ekipin e Lerdës.

23’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohen shifrat në kryeqytet, shënon Solomon për të kuqtë. Pas një harkimi nga e majta e Trashit, Solomon futet në qendër dhe çon topin në fundin e rrjetës.

18’ Telushi kërkon golin, me një goditje të fortë. Moçka i sigurt kontrollon.

11’ Solomon i merr Deliajt një top në fundore, harkon por nuk gjendet askush për të shfrytëzuar.

9’ Asani niset shpejt në një kundërsulm, në fund është Pjeshka që e kupton dhe e mbyll.

8’ Rrapaj kërcënon portën e Hoxhës, por vetëm pak jashtë kuadratit goditja e tij.

7’ Trashi avancon sërish në të majtë, provon harkimin. Topi devijohet në goditje këndi.

2’ Harkim i fortë i Trashit nga e majta, me kokë kërcen Bitri por nuk gjen dot portën nga shumë pranë.

2’ Solomon jep një top të bukur për Asanin në të majtë, kroson numri 10 i të kuqve, por topi devijohet në goditje këndi.

1′ Nis takimi në Tiranë.

 

FORMACIONET

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Mala, Trashi, Telushi, Asani, Romero, Kordeiro, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-09-01 18-41-16-559

FLAMURTARI: Moçka, Zeqaj, Deliaj , Mema, Pjeshka, K.Nebihi, Bajraktareviç , Rrapaj, Hoxhaj, Çelaj, B.Nebihi. Trajner: Dritan Sadedini.

Capture

PANORAMASPORT.AL

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Piloti Hamilton: Mbështes martesat e të njëjtës gjini, dashuria është… (FOTO)

Delo.autor

“FALEMINDERIT VËLLA”/ Gafa e bujshme që u bë virale, portieri Strakosha u ngushëllua nga ky futbollist

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment