Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Luftëtari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Po luhet në “Loro Boriçi” sfida e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore, mes Vllaznisë dhe Luftëtarit. Skuadra e Mirsad Jonuz, do të kërkojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive në kampionat, përballë gjirokastrite që e nisi kampionatin me shumë probleme.

Kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të stadiumit nga Komisioni i Disiplinës. Trajneri i skuadrës shkodrane do të duhet të bëjë në këtë përballje pa mesfushorët Ramadani dhe Krymi. Ndërkohë për sa i për trajneri Marantas, ai nuk ka preferuar të bëjë ndryshime.

VLLAZNIA-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

43′ Tjetër mundësi ideale për Vllazninë. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te Shehi, i cili i vetëm përballë portës, ka gjuajtur, por ka pritur portieri Paiteris. Aksioni ka vijuar, ndërkohë që Zogaj provon të shënojë me kokë, topi shkon në traversë!

42′ Lala është i ndëshkuari i dytë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Emerson.

40′ Fantastik Paiteris, i mohon golin e avantazhit Malotës, i cili mohon golin me kokë Malotës, pas harkimit nga e majta. Mundësi ideale për shkodranët!

36′ Gurishta është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34′ Gilman Lika kroson nga këndi, ngrihet Malota me kokë, por topi shkon në duart e portierit. Qëndore tentativa e mbrojtësit lezhjan.

30′ Tjetër goditje nga këndi për Luftëtarin. Skuadra gjirokastrite ka marrë frenat e lojës në këto momente. Fili harkon në zonë, por nuk arrin Ziaj të devijojë.

28′ Fili provon me një tentativë nga distanca, topi devijohet dhe shkon në këndore.

20′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Gilman Likën, i cili provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të Pateiris.

14′ Pranë golit Luftëtari me Ardit Ziaj. Korçari Renja jep një top fantastik nga e djatha, por sulmuesi i skuadrës gjirokastrite nuk arrin ta devijojë topin në rrjetë! Shpëton Vllaznia!

11′ Goditja e parë nga këndi i takon Vllaznisë, e fiton Gurishta nga krahu i djathtë.

10’ Braziliani Emerson niset në drejtim të sulmit. por i ndërhyjnë nga mbrapa dhe fiton një goditje dënimi.

8′ Dominimi i shkodranëve në këto minuta të para! Skuadra e Jonuz provon të ushtrojë presion të vazhdueshëm në mbrojtjen gjirokastrite.

4′ Kruja provon të asistojë për Shtubinën brenda zonës, por topi është më i fortë seç duhet kontrollon portieri i Luftëtarit.

2′ Shkodranët e nisin në sulm dhe provojnë të avancojnë në portën e Luftëtarit, por pa rrezikuar portën e Paiteris.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sherri, Malota, Gurishta, Marku, Shehi, Hygor, Shtubina, Kruja, Emerson, Lika, Zogaj.

bandicam 2019-09-22 16-00-29-810

LUFTËTARI: Paiteris, Dushkaj, Lalaj, Demo, Isufi, Acka, Renja, Prikas, Hyseni, Fili, Ziaj.

bandicam 2019-09-22 15-50-51-113

GJYQTAR: Laver Alla

Related posts

Donnarumma-Milan, ja çfarë pritet të ndodhi mes portierit dhe klubit “kuqezi”

Sadik.Autor

KOMBËTARJA U-17/ FSHF publikon listën për dy miqësoret me Bosnje-Hercegovinën, ja emrat

Delo.autor

RROCA SHKËLQEN NË TURQI/ Ish-mesfushori i Kukësit i driblon të gjithë që i dalin para dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment