Futboll I pakategorizuar Kombëtarja Shqipëri Sport

“ KU JE TË Q*FSHA KOKËN TËNDE!” shikoni si takohen Bare, Manaj e Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Ditën e djeshme, u luajt takimi mes Malagas dhe Albasetes në Ligën e Dytë Spanjolle, ku në fushë ishin plot 3 shqiptarë. Keidi Bare dhe Armando Sadiku për Malagën, ndërsa Rei Manaj si titullar për Albaseten. Në fakt, ishte lushnjari Manaj që vendosi takimin, ku goli i tij i vetëm i dha fitoren 1-0 Albasetes.

Por, në një video të postuar nga klubi i Malagës në rrjetet sociale, duket edhe takimi vëllazëror para nisjes së ndeshjes, kur lojtarët sapo kishin mbërritur në stadium dhe po preknin fushën e gjelbërt. Sadiku dhe Manaj ishin takuar mes tyre, ndërsa pak çaste më vonë aty afrohet edhe fieraku Bare.

Ky i fundit, ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, për fjalët që i drejtohet Manajt. “Ku je të q****a kokën tënde?” i drejtohet Bare-Manajt.

Ndërkohë, i menjëherëshëm është reagimi i Sadikut, që i thotë Bares të mos shajë, duke parë edhe zyrtarin e klubit që po e filmonte nga pas. “Pse, ku dinë shqip këta?” – vazhdon më tej Bare, dhe Manaj shprehet: “Ka shqiptarë te faqja”.

Më pas, një përqafim i ngrohtë mes Manajt dhe Bares, për të treguar miqësinë e mirë mes tyre, edhe pse vetëm pak ditë më parë ishin në grumbullimin e Kombëtares.

Related posts

REALI ka harruar si shënohet/ Lopetegui: Shkarkimin nuk e mendoj ende

Isa.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Suarez ul rrogën ndjeshëm për të kaluar tek Atletico, ja prapaskenat e ndarjes me Barcelonën

Delo.autor

RRUFE NË QIELL TË HAPUR/ Nëna e Neymar i jep fund lidhjes me 23-vjeçarin, ja arsyeja e ndarjes

Delo.autor

Leave a Comment