Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Torino-Milan, Rezultati 0-1. Starton pjesa e dytë

Ka startuar në orën 21:00, sfida mes Torinos dhe Milanit, që do të përmbyllë edhe javën e 5-të të Serisë A. Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas disfatave, teksa kuqezinjtë e Xhampaolos u mposhtën në derbi nga Interi me rezultatin 0-2, ndërkohë që torinezët e Maxarit, humbën ndaj Sampdorias me rezultatin minimal 1-0.

Një tjetër rezultat negativ në sfidën e sotme, do ta përkeqësonte situatën në të dyja kampet. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Xhampaolo ka aktivizuar nga minuta e parë, mbrojtësin Teo Herndandes si dhe mesfushorin Benaser. Ndërkohë që sulmi do të përbehet nga Suso, Leao dhe Piontek.

Për sa i për vendasve, Maxari ka hedhur në fushë një 11-çe ofensive, me Verdin, Zazën dhe Belotin nga minuta e parë. Një sfidë e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar.

Milani e mbyll në avantazh pjesën e parë. Skuadra e Xhampaolos u shfaq dominuese në fragmentin e parë të lojës, teksa arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë me anë të sulmuesit Piontek. Nuk munguan as rastet e tjera të shënimit për kuqezinjtë, por Sirigu, arriti të mbante në lojë Torinon.

LIVE| TORINO-MILAN 0-1

Piontek 17′ (p)

RASTI I ARTË I HUMBUR NGA BELOTI ME PORTËN E BOSHATISUR: 

GOLI I PIONTEK: 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TORINO: Sirigu, Lianko, Ico, Bremer, De Silvestri, Rinkon, Bazeli, Aina, Verdi, Zaza, Beloti.

MILANI: Donaruma, Kalabria, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Çalhanoglu, Suso, Leao, Piontek.

Related posts

SFIDAT E NËNTORIT/ Fat i keq për mbrojtësin e Kombëtares, dëmtimi e çon drejt operacionit

Delo.autor

Botërori 2018/ Këta janë pesë lojtarët që u ka rënë vlera nga paraqitja SKANDALOZE

Isa.Autor

Klopp: Nëse Bayern do të kishte luajtur me vetëbesim të plotë

Delo.autor

Leave a Comment