Futboll Seria A Sport

ZBULOHET SKENARI I PABESUESHËM/ Damiano Tommasi: Nëse Serie A nuk rifillon…

Një skenar i pabesueshëm për Serie. Sipas “Repubblica”, kjo do të ishte ideja e fundit e Damiano Tommasi dhe AIC (Shoqata e Futbollistëve në Itali) për të korrigjuar (rikuperuar) sezonin aktual, që është ndaluar tashmë nga emergjenca e “Coronavirus”. Ideja që të përmbyllet gjithçka deri më 30 qershor është mjaft e ndërlikuar, ndaj një skenar tjetër po diskutohet midis presidentëve.

Koha e çlirimit nga ky virus vdekjeprurës, natyrisht, nuk është ende e qartë dhe vështirë se do të jetë e shkurtër. Kësisoji, ky është propozimi i Tommasi: të mbyllim sezonin këtu dhe ta fillojmë përsëri vitin e ardhshëm; jo të gjitha nga e para, por me pikë pak a shumë në varësi të pozicioneve të renditjes aktuale, në kohën e ndalimit të kampionatit.

Sigurisht, teknikalitetet do të ishin të gjitha për t’u zhvilluar, sepse për momentin është vetëm një hipotezë. Për momentin, për fat të keq, e vetmja mënyrë për të menduar për futbollin, është ajo që do të vijë. Siç e sqaroi edhe vetë Tommasi për “Radio Anch’io Sport”: Të luash përtej 30 qershorit do të thotë të ndërhysh në kontratat e lojtarëve dhe garat në ardhje, sezoni 2020-2021, të pësojnë ndryshime të tjera. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ishte një ëndërr të luhej këtë verë. Me siguri do të zgjasë kampionati me disa javë.

Problemi është, megjithatë, që në këtë moment askush nuk mund të lëvizë nga karantina e tij, kështu që nuk mund të planifikojmë një rikuperim të kohës së humbur. Ne biseduam për sezonin që do të zgjasë, por ka shumë skenarë si mund të fillonim përsëri, në shumë mënyra. Hipotezat janë të shumta”.

Related posts

Diego Perotti shënon golin e dytë ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

DERBI SHQIPTARËSH DHE NË SERI A/ Lajme të mira për Panuçin

Isa.Autor

“KËRKOJ TË VIJ KËTU…”/ Asensio kthehet pas 17 muajsh dhe paralajmëron… gjysmën e familjes

Delo.autor

Leave a Comment