Futboll Kategoria Superiore Sport

“LOJTARËT E MI I KAP VETËKËNAQËSIA”/ Flet trajneri Mema pas fitores: Doka gaboi te goli i pësuar, duhet të…

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u duk i kënaqur me fitoren ndaj Skënderbeut në shtëpi, por teknikun e shqetëson fakti që ekipi nuk është i thjeshtë, dhe gjen golin e dytë me vështirësi.

Mema deklaroi se në disa raste, lojtarët i kap një vetëkënaqësi, dhe për këtë do punojë në stërvitje.

Fitorja ndaj Skënderbeut…

Më gëzuan 3 pikët, sepse e pata thënë që ndeshja është e rëndësishme. Kjo ka qenë fitore me vlera, edhe si rezultat. Si lojë, bëmë mirë, edhe pse patëm probleme gjatë lojës. Duhej të bënim disa gjëra më mirë. Do i shohim në analizë, ekipi pati mundësi për të shënuar. Këtë punë ka trajneri, që t’i çojë lojtarët te goli. Kemi falur shumë para portës, dhe do punoj në këtë aspekt.

Pësuat golin e parë, ju shqetëson?

E pashë golin, Doka e la kundërshtarin bosh, për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Nuk besoj se do ishte mirë që të përfundonte barazim me një episod. Luajtëm më mirë se Skënderbeu, dhe e kërkuam fitoren. Duhet të korrigjojmë gabimet në ndeshjen e radhës,

A u duk sikur u futët në panik kur shkuat 1-0, dhe më pas barazimi?

E shoh edhe në një aspekt tjetër. E shoh te një vetëkënaqësi që kanë lojtarët. Duhet të jenë më të thjeshtë, dhe të administrojnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë të bëjnë golin e dytë, dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 1-0 nuk kemi garanci.

U kthyet te ndeshja me Teutën. Kur Skënderbeu po luante mirë, u kthye rezultati në favor. Pati disa shenja që lojtarët u dukën tekanjozë, pasi këto rezultate nuk kthehen gjithmonë?

Komenti është i qartë dhe i drejtë. Edhe kundërshtari të dikton ndonjëherë, sepse ngjeshët para portës së vet, dhe është e vështirë ta çash. Shpresoj që të bëjmë diçka ndryshe, dhe të shkojmë drejt kreut e ta ruajmë. Kjo do na bëjë mirë për vazhdimësinë.

Related posts

Cairo: Mazzarri trajneri i duhur, Belottin nuk e shes

Q.Autor

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Delo.autor

Gjermania mbërrin në Rusi me dyshime dhe çështjen “Erdogan”

Sadik.Autor

Leave a Comment