Futboll Kategoria Superiore Sport

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES/ Flet Arsid Kruja pas barazimit: Vllaznisë është e vështirë t’i shënojnë, por duhet të rregullojmë…

Arsid Kruja u shpall lojtari më i mirë në takimin mes Teutës dhe Vllaznisë, dhe lojtari i shkodranëve u shpreh i kënaqur me 1 pikë në Durrës.

Në mikrofonin e “Supersport”, Kruja deklaroi se ekipit të tij është shumë e vështirë t’i shënosh, por duhet të përmirësojnë shënjestrën.

Mund të konsiderohet fitore kjo pikë sot?

Në 2014, kemi fituar këtu në Durrës me golin tim. Sa për sot, një rezultat pozitiv e quaj, duke parë se mbetëm me 10 vetë. Çdo ekip në Durrës nuk e ka të lehtë të marrë pikë.

Çfarë duhet të bëjë më shumë ekipi në sulm?

Që nga fillimi, kemi treguar që jemi një ekip i vështirë të na shënosh, por duhet të jemi më të qartë para porte. Duhet të jemi më rezultativ. Me kalimin e kohës, besoj edhe fitoret do vijnë.

Si është ambienti te Vllaznia?

Kemi një grup mjaft të mirë. Stërvitemi rregullisht, dhe ndeshjet do i marrim me ngadalë, për të arritur sukseset.

Related posts

PLAS PARA FINALES EUROPA LEAGUE/ Sherr mes tifozëve të Chelseat dhe “Topçinjve”, 2 të plagosur

Delo.autor

MILANI PA FRENA/ SUSO-HIGUAIN dhurojnë spektakël në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

Titulli shihet me ‘dylbi’, ja çfarë e shpëton Real Madridin

Q.Autor

Leave a Comment