Futboll Seria A Sport

LUAJTI KUNDËR MILANIT/ Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri i Veronës

Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares dhe Veronës, ka qenë titullar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Milanit.

Skuadra e Veronës edhe pse humbi 0-1, i ka krijuar shumë vështirësi Milanit, që e ka marrë fitoren me penalltinë e Piatek.

Kumbulla këtë ndeshje ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe sipas “Tuttomercato.web”, ai ka qenë më i miri për skuadrën e vet.

Ai është vlerësuar me notën 7 në këtë sfidë delikate, kur përballë kishte Piatek.

“Anulon Piatek dhe nuk e lë polakun të bëjë më të mirën. Për një lojtar të lindur në vitin 2000, sigurisht nuk është gjë e pakët”, shkruan kjo media për shqiptarin.

Ndërkaq me notën 6.5 është vlerësuar Amir Rrahmani, që edhe ai ka bërë një paraqitje pozitive.

Related posts

Christian Eriksen shënon në fund të pjesës së parë ndaj Chelsea

Sadik.Autor

JO VETËM PIATEK/ Milan hidhet në sulm edhe për mesfushorin e Napolit (FOTO)

Delo.autor

Privatizimi i Vllaznisë, Doshi jep një lajm të keq për shkodranët

Sadik.Autor

Leave a Comment