Futboll Shqipëri Sport

STATISTIKAT/ Gjimshiti shkëlqen ndaj Olympiacos, 92% të pasimeve të sakta. Ja nota e mbrojtësit “kuqezi”… (FOTO)

Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti me rezultatin 0-3 Olimpiakosin në Athinë, duke arritur kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Golat për zikaltërit e Gasperinit u shënuan nga Maehle në minutën e 40-të dhe ukrainasi Malinovski që realizoi dopietë në minutat 67-të dhe 69-të.

Meritë absolute në këtë kualifikim të merituar të Atalantës ka padyshim mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti, i cili në sfidën e parë realizoi dopietë në fitoren 2-1 me përmbysje, ndërkohë që në sfidën e sotme, ishte një nga më të dalluarit e repartit difensiv.

Gjimshiti, u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Saktë kirurgjikale për sa i përket pasimeve. Në statistikat e bëra publike, rezulton se 92% e pasimeve të kryera nga shqiptari në ndeshjen e sotme ishin të sakte. Gjithashtu mbrojtësi fitoi 7 nga 12 duele me kundërshtare.

STATISTIKAT DHE NOTA SIPAS “SOFA SCORE”

Related posts

E BUJSHME/ Polemikat në Itali për 2 penalltitë e Juventus, shikoni moviolën për ndeshjen me Atalantën

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona e CSKA mbrojnë kreun, fitojnë të gjitha ekipet pretendente

Delo.autor

LARTËSON HAMILTON PAS FITORES NË BRAZIL/ Legjenda Pelé: Ditë e lavdishme për ju dhe brazilianët

Delo.autor

Leave a Comment