Futboll Sport

MAVRAJ NË STOL/ Hysaj kapiten me Islandën: Na sulmojnë padrejtësisht, japim maksmimunin për Kombëtaren

Trajneri Reja ka paralajmëruar disa ndryshime në formacion për ndeshjen me Islandën, të cilat prekin edhe kapitenin Mavraj. Për këtë arsye shiritin ditën e nesërme do ta mbajë Elseid Hysaj, i cili sot në konferencë ka bërë thirrje që tifozët të mbështesin kombëtaren dhe jo të kritikojnë futbollistët.

Atmosfera? “Atmosfera nuk është e mire, por luajtëm me kampionët e Botës. Të gjithë e dinë se çfarë force ka Franca, të gjithë që luajnë kundër kësaj skuadre do të hasin probleme. Për ndeshjen e nesërme jemi të gjithë optimistë, jemi profesionistë dhe do të japim çdo gjë në fushë”.

Shiriti i kapitenit? “Jam gjithmonë i kënaqur të kem shiritin e kapitenit se është nder të përfaqësosh një komb si Shqipëria, nuk kam frikë ta mbaj, kam fat me ndeshjet se kemi fituar e shpresoj të fitojmë se jemi përgatitur shumë mirë.”

Kritikat? “Përsa i përket ndeshjes me Francën e dimë të gjithë se kemi pas probleme me zhgënjimet, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale, janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë. Nuk është e drejtë, që të na sulmojmë, ne vijmë këtu jo për të luajtur për para, por të luajmë për shtetin tonë dhe japim maksimumin për kombëtaren. Ne nuk kemi aq potencë të mundim Francën, njërëzit prisnin që ne të shkonim aty dhe të fitonim, do shkonim të mbroheshim dhe të luanim për të marrë një rezultat pozitiv”.

Detyrat? “Unë e kam detyrën time në krah. Gjithë lojtarët janë në fushë për të bërë detyrat. Nuk është nevoja që lojtarët të bëjnë më shumë se sa roli i tyre. Kam besim që në ndeshjen e nesërme do jemi shumë mirë në fushë dhe do të luajmë një ndeshje të bukur. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe Islanda nuk do të vijë e qetë këtu. Të gjithë kemi besim, pasi luajmë në shtëpinë tonë”.

Kosova? “Kosovës i uroj më të mirat dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Ata kanë nisur një cikël si i joni kur u kualifikuam në Europian. I uroj që vazhdojnë këtë rrugë që kanë nisur”.

Related posts

TRONDITET MILAN/ Humb mesfushorin për katër muaj

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Godin i dhuron penallti Getafes, veterani 38-vjeçar fal “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ ZYRTARE: Ja futbollisti I PANJOHUR që do të mabjë NR.7 tek REALI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment