Futboll Sport

“KUNDËR ISLANDËS DO BËJ 4-5 NDRYSHIME”/ Trajneri Reja: Kjo mundësia e fundit për të shpresuar te kualifikimi

Trajneri i Kombëtares Edy Reja si dhe kapiteni Elseid Hysaj kanë folur sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën, e cila luhet tre ditë pas humbjes me Francën. Tekniku Italian fillimisht është shprehur se me kampionët e botës Shqipëria nuk e interpretoi lojën ashtu siç mendoi ai, ndërsa për Islandën do të bëjë disa ndryshime në formacion.

Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur ;unat në këtë lloji moduli. Në Islandëe djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmuesë qëndrorë, dy mesfushor qëndorë  e dy që sulmojnë nga krahët.

 

Pra, më shumë se sa sitemi në veteve, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defesnive. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

Ndeshja me Islandën finale apo presion?

Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikaur. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashjtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Ndryshimet në formacion- Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojatër. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofesnivë. Sot dhe nesër do të bëjëm vlerësimin për formcaion përfundmitar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim.

Roshi-  Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtjë ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqëndruar.

Lënia jashtë e Mavrajt? “Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Përsa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlërsojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bjëmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.

Islanda – Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100% ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën, jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe.

Kjo është detyra ime, te jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbje me Francën humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që nesër mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap veglat që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo ëhstë detyra e trajnerit. Do mundohem ti hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore.

Varet e ardhmja juaj nga ndeshja ndaj Islandës? Unë do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë skuadër dhe të rris vlerat e saj. Për sa i përket të ardhmes, k jo është një pyetje që duhet drejtuar presidentit për më tepër detaje.

Related posts

Roberto Carlos: Messi do ta kishte fituar botërorin po të ishte brazilian, por Cristiano është…

Sadik.Autor

PAS VETËM NJË SEZONI/ Liverpooli nxjerr në shitje mesfushorin, ja destinacionet e mundshme

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Abramovich, Putin dhe viza e mohuar çfarë po ndodh te Chelsea?!

Sadik.Autor

Leave a Comment