Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET JAVA E PESTË NË SUPERIORE/ Kukësi e Tirana kryesojnë Superioren, merr “frymë” Flamurtari. ja renditja

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të pestë, dhe tabela e renditjes ka pësuar lëvizje interesante.

Kukësi fitoi 2-1 përballë Tiranës në një sfidë direkte për kreun, dhe tani të dyja ekipet kryesojnë Superioren me nga 10 pikë. Por, vendin e parë momentalisht e mban Kukësi, edhe pse Tirana ka një golavarazh më të mirë, pasi FSHF ka si kriter parësor ndeshjet direkte mes ekipeve.

Vendi i tretë mbahet nga Skënderbeu, me 9 pikë, ndërsa Teuta dhe Bylisi me nga 8 pikë të dyja, renditen në vendin e katërt dhe të pestë.

Mbetet në vendin e gjashtë Partizani, pas barazimit me Bylisin. Të kuqtë tani numërojnë 7 pikë në klasifikim. Vllaznia e shtata, m 6 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa 5 pikë ka Laçi, që mban vendin e tetë.

Luftëtari i parafundit në renditje, me 4 pikë në total, ndërsa mbyll tabelën Flamurtari, që merr pikën e parë në këtë kampionat, pas barazimit me Laçin.

REZULTATET – JAVA 5

Skënderbeu-Teuta 1-0

Partizani-Bylis 1-1

Kukësi-Tirana 2-1

Flamurtari-Laçi 3-3

Vllaznia-Luftëtari 0-0

RENDITJA – JAVA 5

  1. Kukësi – 10 pikë
  2. Tirana – 10 pikë
  3. Skënderbeu – 9 pikë
  4. Teuta – 8 pikë
  5. Bylis – 8 pikë
  6. Partizani – 7 pikë
  7. Vllaznia – 6 pikë
  8. Laçi – 5 pikë
  9. Luftëtari – 4 pikë
  10. Flamurtari – 1 pikë

Related posts

U KTHYE NË “SAN SIRO” SI KUNDËRSHTAR/ Ja çfarë bëjnë tifozët “Zikaltër” për Nainggolan

Delo.autor

VJEDHJET JANË KTHYER NË MODË/ Frikë për lojtarin zikaltër, i grabisin shtëpinë gjatë ndeshjes Inter-Torino

Delo.autor

LEGJEONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Sadiku tek Bakaj (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment